Manchester United ka ofruar 80 milionë euro për qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly, por Napoli është duke kërkuar se paku 100 milionë euro.
Senegalezi kërkohet edhe nga Liverpool dhe PSG, derisa javën e kaluar kishte raportime që lojtari preferon klubin francez para gjigantëve të Premierë Ligës, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Sky Sport Italia, “Djajtë e Kuq” kanë ofruar 80 milionë euro për Koulibaly-n.
Mirëpo, skuadra italiane kërkon se paku 100 milionë euro në mënyrë që ta lejojë qendërmbrojtësin të largohet.
Kjo nuk është hera e parë që Napoli refuzon një ofertë kaq të madhe për Koulibaly, pasi sezonin e kaluar kanë refuzuar 120 milionë euro./arbresh.info.
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...
Kruajtja nën sqetull – shenjë paralajmëruese e kancerit ose ...
10 orë ulur dëmtojnë zemrën edhe nëse merreni me aktivitete ...