Google ADS

Albin Kurti në fund të detyrës përmend arritjet e qeverisjes së tij

18:59 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryeministri në largim, Albin Kurti sot ka mbushur katër muaj qeverisje.

E pikërisht sot, Avdullah Hoti mori besimin e deputetëve për të drejtuar qeverinë e re në koalicion me AAK-në, Nismën e Listën Serbe, transmeton portali arbresh.info.

Albin Kurti në një video ka përmendur qeverisjen e tij, të cilën e quan të mirë.

Zvogëlimi i numrit të ministrive, menaxhimi i pandemisë, shkarkimet e bordeve janë disa nga sukseset që përmendi tashmë ish kryeministri Kurti.

Kurse nesër ai pritet ta dorëzojë detyrën tek pasardhësi i tij Avdullah Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme