Mesfushori i Manchester United, Jesse Lingard dëshiron t’i bashkohet Milan-it dhe për këtë ka biseduar me ish dy bashkëlojtarët Ashley Young dhe Chris Smalling duke i pyetur për jetën në Itali.
Sipas Independent, Lingard është i gatshëm të largohet nga “Old Trafford”, pasi humbi pozitën nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer, transmeton portali arbresh.info.
Ai kishte idenë për t’iu bashkuar “Rosonerëve” në të kaluarën dhe agjenti Mino Raiola, është duke punuar për ta realizuar këtë ide.
Thuhet se 27-vjeçari ka telefonuar ish bashkëlojtrët dhe i ka pyetur se si janë duke kaluar në Seria A.
Smalling ka gjetur formën te Roma dhe është në negociata për të kompletuar transferimin, derisa Young në janar iu bashkua skuadrës së Antonio Conte, tek të cilët hyri në formacionin e parë.
Manchester United kërkon 20 milionë euro për anglezin, por pagesa e lojtarit mund të jetë problem i madh për Milan-in./arbresh.info.
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...
Nis me tensione protesta e opozitës
Shfaqen forca të shumta të policisë para nisjes së protestës...