Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi përmes një postimi në facebook ka sqaruar pse nuk ka votuar për zgjedhjen e Avdullah Hotit në postimin e kryeministrit.
Ajo ka shkruar se Hoti ka qëndrimin të kundërt me të saj në politikë, shkruan arbresh.info.
“Kryeministri Avdullah Hoti qëndron në anën e kundërt të besimeve të mia politike. Ai ishte i pari dhe më i zëshmi që insistonte në heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në fazën në të cilën ndodhet Kosova, nuk mund të ndjehem rehat kur një shef ekzekutivi drejton dialogun me Serbinë me të tilla qëndrime. Ky dialog ka shumë paqartësi dhe shumë udhëkryqe. Prandaj kërkon një udhëheqje të qëndrueshme dhe parimore”, ka shkruar ai.
Kadaj ka shtuar se partia e ka anashkaluar grua e cila u votua për kryeministre duke iu referuar Vjosa Osmanit, dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.
“Jam e vetëdijshme që në zgjedhje nuk votohet për kryeministër. Pra jo domosdoshmërisht kandidati/ja që ka fituar më shumë vota duhet të jetë domosdoshmërisht kryeministër. Por nuk mund të themi se vota e qytetarëve nuk është fare e rëndësishme. Në këtë rast është anashkaluar një grua e cila u votua për kryeministre dhe u caktua një kandidat tjetër në tavolinë.
Prandaj edhe nuk votova për Hotin kryeministër”, ka përfunduar ajo.
Ndryshe në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, deputetja e AAK-së, Vjosa Osmani ka abstenuar në votimin e Avdullah Hotit për kryeministër të vendit.
Hoti është zgjedhur në këtë pozitë me 61 vota për./arbresh.info/
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...