Liverpool tashmë është duke u përgatitur për një largim të mundshëm të Xherdan Shaqirit gjatë afatit kalimtar të janarit, përderisa mediumet angleze raportojnë se Jurgen Klopp dëshiron ta kthejë Harry Wilsonin e huazuar në Bournemouth për ta zëvendësuar Shaqirin.
Liverpooli pritet ta marrë një vendim për të ardhmen e Xherdanit Shaqirit gjatë afatit kalimtar të verës. Sulmuesi është përballur me një sezon të vështirë këtë vit, shkaku i lëndimeve të shumta, që e kanë kufizuar në vetëm gjashtë paraqitje në Premierligë këtë sezon, transmeton Gazeta Express.
Por, përkundër mungesës së tij në shumicën e ndeshjeve të Liverpoolit gjatë sezonit 2019/20, Shaqiri ka ende cilësi të shumta, që kanë bërë që shumë klube të jenë interesuar për të së fundi.
Ai është dy-herë fitues i Ligës së Kampionëve dhe pasi që është ende 28-vjeçar, ka ende mundësi të kontribuojë te cilado skuadër që e siguron transferimin e tij.
Sapo të përfundojë sezoni aktual 2019/20, përfaqësuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani prite të ulet në tavolinë për ta diskutuar të ardhmen e tij me përfaqësuesit e Jurgen Kloppit.
Pasi që trajneri Jurgen Klopp nuk mund t’i garantojë më atij minuta lojë, Shaqiri raportohet se është i gatshëm të largohet nga Anfield këtë verë.
Newcastle raportohet të jetë klubi që ka më së shumti gjasa ta transferojë Shaqirin këtë verë, nëse shitet klubi përfundimisht te sheiku i pasur nga Arabia.
Nëse realizohet transferimi në Newcastle, atëherë Liverpool Echo shkruan se Harry Wilson, i cili për momentin është i huazuar në Bournemouth, mund të jetë zëvendësuesi i tij në skuadrën e Kloppit.
Uellsiani i shënoi shtatë gola në Premierligë këtë sezon dhe dëshiron t’i garantohen disa minuta lojë para se të vendosë përfundimisht për të ardhmen e tij në Anfield.
Çaji i hudhrës – arsyet shëndetësore pse duhet të pini çdo m...
Celta Vigo në një finish dramatik ndal Barcelonën
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...