Shala tha se Thaçi e Haradinaj i shkuan në shtëpi për ta bindur ta votojë qeverinë Hoti, reagon KDI

14:16 | 3 Qershor 2020
L G

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka reaguar pas deklaratës së deputetit të NISMA’s, Haxhi Shala, i cili tha se presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj i kanë shkuar në shtëpi për ta bindur të votojë qeverinë Hoti.

KDI ka shprehur shqetësimin e saj rreth kësaj deklarate publike të Shalës.

“Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues””, thuhet në reagim./arbresh.info


Reagimi i plotë:

?REAGIM

KDI shpreh shqetësim lidhur me deklaratën publike të deputetit Haxhi Shala në seancën e sotme për ndryshimin e qëndrimit të tij për votimin e Qeverisë ‘Hoti’.

Deputeti Shala deklaroi që “pas vizitës së mbrëmshme në familjen time të Presidentit dhe ish- kryeministrit Haradinaj kam ndërruar mendje dhe vota ime do të jetë pro për këta dy persona dhe pro Qeverisë Hoti”.

Rikujtojmë që Kushtetuta e Kosovës (neni 70, pika 1) lidhur me mandatin e deputetëve thotë që “deputetët e Kuvendit janë përfaqësues të popullit dhe nuk i nënshtrohen asnjë mandati detyrues”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme