Me më pak se 26 mijë vota, Avdullah Hoti zgjedhet kryeministër i Kosovës

13:29 | 3 Qershor 2020
Arbresh Info

Avdullah Hoti, është kryeministër i ri i Republikë së Kosovës.

Përderisa në zgjedhjet e 6 tetorit, LDK e kishte nominuar Vjosa Osamanin për këtë postë tani situata është ndryshe.

E në zgjedhjet e 6 tetorit, Avdullah Hoti, radhitej i pesti në listën e kandidateve për deputetet për nga numri i votave që kishte marrë.

Hoti në zgjedhjet e jashtëzakonshme që u mbajtën në tetor kishte arritur të i ketë 25mijë e 867.

Para Hotit me numër të votave ishte, Vjosa Osmani e cila numëronte vota më së shumti në LDK me mbi 175 mijë vota, pastaj i dyti më i votuar është Kujtim Shala, i cili kishte mbi 38 mijë vota.

I treti renditet kryetari i degës së LDK-së në Prizren, Anton Quni. Ai kishte marrë hiq më pak se 31 mijë vota.I katërti me radhë renditet, Lumir Abdixhiku, i cili më 6 tetor ka marrë mbi 29 mijë vota.

Kujtojmë që Hoti në zgjedhjet e 11 qershorit të 2017, ishte edhe kandidatët për kryeministër nga radhët e koalicionit LDK-AKR e ku kishte arritur të sigurojë 115 mijë e 693 vota.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme