Kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi do të duhet të paraqitet në shërbimin korrektues për të mbajtur dënimin e shqiptuar me burg.
Pasi që Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimin prej 9 muajsh burgim për Agim Ademin, ai ka pasur 15 ditë kohë për t’u paraqitur në Qendrën e paraburgimit pas vendimit të Gjykatës së Apelit.
Por, Ademi nuk e ka zbatuar këtë urdhër dhe tani gjykata ka marrë vendimin, që detyrimisht të çohet në burg për të vuajtur dënimin.
Në një dokument të siguruar nga portali Indeksonline shihet që Gjykata Themelore në Prishtinë i ka kërkuar Ademit të paraqitet në shërbimin korrektues për të mbajtur dënimin.
Agim Ademi ishte shpallur fajtor për veprën penale të detyrimit në tentativë, nga neni 267 paragrafi 2, lidhur më paragrafin 1, lidhur me nenin 20 dhe 23 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).
Agim Ademi dhe Muharrem Rama akuzohen se gjatë periudhës kohore 12 korrik – 12 shtator 2012, me qëllim të përfitimit material e kishin kërcënuar dhe sulmuar Dritëro Kadollin, duke e detyruar atë të bënte veprime në dëm të pasurisë së tij, përkatësisht të bënin përfitim të padrejtë në shumën prej 30.000.00 eurosh, apo një veturë të tipit “BMË X5”, e cila veturë më pas pretendohej t’i dorëzohej kryesuesit të Asamblesë Komunale të Prishtinës, Sami Hamiti, duke kryer veprën penale detyrimi në bashkëkryerje.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?