Google ADS

Blerta Deliu tregon qëndrimin e PDK-së për Qeverinë Hoti

11:17 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Partia Demokratike e Kosovës nuk do ta votoj Qeverinë Hoti.

Kështu ka deklaruar për arbersh.info deputetja e PDK-së, Blerta Deliu pak minuta para fillimit të seancës.

“Jo nuk do ta përkrahim Qeverinë Hoti”, ka thënë ajo.

Deliu ka shtuar se të gjithë deputetë e PDK-së do të marrin pjesën në seancën e sotme.

“Po një pjesë veç kemi ardhë në sallë dhe pjesa tjetër janë duke ardhur”, ka përfunduara ajo.

Për pak minuta pritet të filloj mbledhja e Qeverisë së Kosovës për votimin e Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti.

Pothuajse deri tani të gjitha partitë politike kanë bërë publike qëndrimet e tyre lidhur me votimin e Qeverisë së re.

Aktualisht i pari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli është duke mbajtur një mbledhje me kryesinë e partisë në të cilën pritet të merret vendimi për votimin apo jo të Qeverisë Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme