Google ADS

5 vjeçarja fiton betejën me sëmundjen e rrallë, mjekët i dhanë 20 % shanse për të jetuar!

11:14 | 3 Qershor 2020
Arditë Shkodra

5 vjeçarja, Scarlett Nicholas nga Yorkshire ka arritur të fitojë betejen me një sëmundje inflamatore të quajtur Kawasaki.

Ani pse mjekët i dhanë vetëm 20 përqind shanse për të mbijetuar, ajo ia doli.

Scarlet shfaqi simtoma të Kawasaki, skuqje në të gjithë trupin dhe temperaturë të lartë e cila zgjati për disa ditë.

Ajo u shtrua në spital dhe qëndroi e intubuar për disa kohë. Gjithashtu ajo shfaqi edhe disa komplikacione me zemrën e cila e rëndoi më shumë gjendjen e 5 vjeçares.

Por me kalimin e kohës, trupi i saj filloi të përgjigjej shumë mirë ndaj sëmundjes e cila çoi dhe në rigjenerimin e saj.

Tashmë Scarlett e ka kaluar rrezikun për jetën por do të vjiojë të qëndrojë në spital edhe për disa kohë derisa të ngrihet sërish në këmbë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme