Në ndërmarrjet Publike nuk do të ketë pagë më të lartë se 2 mijë e 500 euro

10:32 | 3 Qershor 2020
Arbresh.info

Punëtorët e ndërmarrjeve Publike në Kosovës nuk do të kenë paga më të larta se 2 mijë e 500 euro pa miratimit e ministrit.

Kështu ka votuar sot Qeveria e Kosovës, shkruan arbresh.info.

Këtë propozim e ka bërë Ministrja e Ministrisë së Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), Rozeta Hajdari.

Në këtë propozim është përfshirë edhe mundësia e pagesave online.

“Asnjë ndërmarrje publike qendrore nuk mund të caktoj pagë me lartësi mbi 2 mijë e 500 euro në muaj për një zyrtare të saj pa pëlqimin e ministrit përgjegjës. Secila ndërmarrje duhet të mirëmbaj website e saj dhe duhet të mundësoj pagesën elektronike të faturave”, ka thënë ajo.

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës po mbahet pikërisht në ditën kur pritet të votohet Qeveria e re e Republikës së Kosovës e udhëhequr nga Avdullah Hoti./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme