Dy javë më parë ka rifilluar punën Trafiku Urban pas ndërprerjes për shkak të masave të marra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.
E, veç respektimit të kërkesave për numër më të vogël të udhëtarëve, maska, dorëza dhe respektim të distancës sociale, kjo ndërmarrje do të bëjë edhe dezinfektimin e autobusëve, shkruan arbersh.info.
Dezinfektimi do të bëhet çdo 21 ditë për gjatë gjithë vitit 2020. Gjatë tërë vitit do të bëhen 8 dezinfektime.
“Dezinfektimi i autobusëve dhe objektin çdo 21 dite për vitin 2020, pra 8 dezinfektimi për vitin 2020”, thuhet në njoftimin e bërë publik nga Komisioni Rregullativ i prokurimit Publik.
Tërë shërbimi ka kushtuar afër 9 mijë euro.
Në mesin e tre operatorëve ekonomik, fitues është shpallur ‘Lulzim Katanolli B.I.’, i cili ka ofruar çmimin më të ulët prej 8 067,68 euro.
Dy OP tjetër kanë ofruar çmime më të larta, ndërsa më i larti i ofruar është 8 972,00.
Në njoftimin për dhënie të kontratës të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se kontrata nuk ka mundësi të nënkontraktohet.
Te informacionet plotësuese thuhet se palët e interesuara mund të bëjnë ankesë.
“Çdo palë e interesuar mund të bëjë ankesë pranë Autoritetit Kontraktues në bazë të nenit 108/A te ligjit Nr. 04/L-042 për Prokurimin Publik të Republikës se Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me ligjin Nr. 04/L-237, ligjin Nr. 05/L-068 dhe ligjin Nr. 05/L-092 ne adresën e specifikuar ne Nenin I te këtij Njoftimi për dhënie te kontratës”, thuhet më tej në njoftim./arbresh.info/
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...