Google ADS

Ylli brazilian do të udhëtojë 600 km me biçikletë për të nënshkruar me klubin e ri

09:09 | 3 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Ish-lojtari i Kombëtares së Brazilit, Fred, ka vendosur të bëjë një veprim të pazakontë.

36 vjeçari që në të kaluarën ka veshur fanellën e Lyon, ka marrë rrugë prej 600 kilometrash të cilën duhet ta kalojë në pesë ditë me biçikletë, dhe destinacioni i tij i fundit do të jetë Fluminense, klubi i tij i ri.

Sulmuesi me përvojë njoftoi në Twitter për “Garën e Solidaritetit”, dhe do të udhëtojë nga Belo Horizonte deri në Rio de Zhaniero, për të nënshkruar kontratë me Fuminense, përcjell lajmi.net.

Kjo aventurë nuk është e rastësishme, por e një natyre humanitare. Fred dëshiron të ndihmojë katër mijë familje të varfra dhe u bëri thirrje të gjithëve që të dhurojnë para, ushqim ose burime tjera për secilin kilometër që kalon në biçikletë. Ai e nisi fushatën në internet dhe shpreson të ketë sukses.

Fred u largua nga Belo Horizonte ditën e hënë, duke u drejtuar nëpër rrugët me baltë dhe rrugët lokale, për të shmangur autostradën dhe njerëzit. Ai deri më tani ka kaluar 155 kilometra.

36 vjeçari do të mbërrijë në qendrën stërvitore të Fluminense ditën e premte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme