Mali i Zi shpalli ditën e sotme fundin e pandemisë së COVID-19. Ku vendim erdhi me rekomandim të Institutit për Shëndetin Publik. “Ky është rezultat i përpjekjeve disamujore nga të gjithë”, tha Qeveria malazeze përmes një postimi në Twitter. Ky vendim erdhi për faktin se për 28 ditë me radhë Mali i Zi nuk ka pasur asnjë rast të ri me koronavirus.
Ndërkohë, shefja e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Mal të Zi, Mina Brajovicc, e vlerësoi si sukses luftën kundër COVID-19. “Duhet ta kemi në mendje faktin se virusi është ende pranë nesh. Duhet ta kemi parasysh se të dhënat nga sistemi mbikëqyrës i OBSH-së tregojnë se një numër i madh i rasteve të pazbuluara të të infektuarve ekzistojnë akoma. Kjo është arsyeja përse një nga rekomandimet kryesore të OBSH-së për autoritetet, është të vazhdohet në mënyrë agresive dhe energjike me zbulimin, testimin dhe monitorimin e kontakteve”, tha Brajovicc për Shërbimin e Ballkanit të Radios Evropa e Lirë.
Mali i Zi, gjithsej, ka konfirmuar 324 raste me koronavirus.
Prej tyre, nëntë pacientë kanë vd ekur, të tjerët janë shëruar./rel/
Krasniqi: Arrestimi i veteranëve të UÇK-së në Maqedoninë e V...
“Ai është një i papenduar” – për kë po diskutojnë Rovena dhe...
Xheneta – Lelës: Anisa u ka treguar Edit dhe Drilonit për rr...
Kurti pret në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së
Shtyrje dhe rrahje mes deputetëve në Parlamentin serb
Peci dorëzohet para presionit publik: Anulon grantet për kës...