Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ua ka mundësuar përmes Gjykatës Kushtetuese krijimin e një ‘’qeverie pa zgjedhje’’.
‘’Situata është shumë serioze dhe kritike. Kjo për shkak se për herë të parë në histori të Kosovës që po instalohet një qeveri pa zgjedhje. Po synohet të imponohet një qeveri pa i pyet qytetarët. Kjo po ndodhë më fiskulturat e Thacit. LDK’së i kanë pëlqyer këto dhe Thaci ua dha mundësinë përmes Gjykatës Kushtetuese’’, ka thënë Konjufca në Dpt te Fidani në T7.
‘’Thaçi ua garantoj LDK’së. Ju rrëzojeni Kurtin, unë përmes Kushtetuesës ua japi kryeministrin.’’
‘’Favori i parë që i bëri LDK Thaçit ishte rrëzimi i Qeverisë. Favori i dytë ishte ofrimi i qeverisë së re pa zgjedhje. Oferta e tretë me gjasë do të jetë bashkëpunimi me Thaçi në dialogun me Serbinë. LDK është grup i interesit i cili për shkak të interesave të ngushta është në gjendje të bëjë gjithçka’’.
Tutje Konjufca tregoi edhe pse VV pranoi të bashkëpunonte me LDK’në përkundër që ka këso mendime për ldiershipin e tyre.
‘’Nuk ma ka marrë mendja që Hashim Thaci e komandon Isa Mustafën kaq shumë’’, ka thënë ai.
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...
U paraqitën si kosovarë në Angli, Rama u premton regjistrimi...
Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgj...
Arrestohen tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u sh...
Në zonën 60 km/h voziti 117 km/h, policia shqipto gjobë prej...