Google ADS

PSG hap bisedimet me Arsenal-in, për yllin e skuadrës

23:21 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Arsenal e ka gjetur vetën në një situatë jo të mirë shkaku i koronavirusit, andaj janë të detyruar të shesin disa lojtarë.

Sipas Todofichajes, PSG ka hapur bisedimet me Arsenal për transferimin e mbrojtësit Hertha Berlin, kartoni i të cilit është 30 milionë euro.

Thuhet se “Topçinjtë” janë duke kërkuar që të shesin disa lojtarë në mënyrë që t’i rikthejnë financat, andaj janë të hapur për ta lejuar lojtarin të largohet.

Bisedimet janë duke shkuar në mënyrë të mirë dhe ka mbetur vetëm që Bellerin të bindet për kalimin në “Parkun e Princave”.

PSG e sheh spanjollin si pasuesi i Thomas Meunier, ndërsa Arsenal gjithashtu ka nisur të kërkojë zëvendësuesin adekuat./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme