Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Qeveria e re do ta ketë mbështetjen e tij.
“Nga nesër është një mundësi për një kapitull të ri, se sa do të shfrytëzohet i mbetet kohës dhe njerëzve që do të marrin përgjegjësin për të dëshmuar”, ka thënë Thaçi.
Duke folur për dialogun, Thaçi ka thënë se Qeveria e re duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë.
“Të punojmë së bashku pozitë- opozitë, të punojmë që çdo zgjidhje që mund të pranohet prej Kosovës natyrisht duhet të kalojë përmes Kuvendit ose unë jam edhe përmes referendumit”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTV21.
Seanca për formimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet nesër në orën 11:00.
Në LDK janë të bindur se i kanë votat për formimin e Qeverisë Hoti.
Lëvizja VV tha se edhe nesër do të jenë në anën e qytetarëve.
Protestuesit përplasen me policinë te Rruga e Elbasanit në T...
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita