Google ADS

Ardian Cuculi rinovon kontratën me Dritën

22:05 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Qendërmbrojtësi i Dritës, Adrian Cuculi ka rinovuar kontratën edhe për dy vitet e ardhshme.

Klubi nga Gjilani është ndarë i kënaqur me paraqitjet e lojtarit dhe e shohin mjaftë të rëndësishëm në skuadër, andaj e kanë vazhduar kontratën, shkruan portali arbresh.info.

Këtë e ka konfirmuar faqja zyrtare e Dritës përmes një postimi në Facebook:

“CUCULI vazhdon me ne!

Eshte arritur marreveshja per vazhdimin e bashkepunimit me qendermbrojtesin tone Ardian Cuculi edhe per dy vitet e ardhshme.

Cuculi eshte nje prej lojtarëve kyq te skuadres andaj drejtuesit e klubit i kane besuar qe te jete me ne deri ne vitin 2022.

Drejtori sportiv Valon Zymberi eshte shprehur tejet i kenaqur me arritjen e marreveshjes me Cuculin, te cilin e konsideron tejët te rendesishem ne projektin e madhë qe ka klubi.

Vazhdojme te punojmë pa nderprerë drejt synimeve tona”, shkruhej në njoftim.

https://www.facebook.com/dritafcofficial/photos/pcb.1124457224605441/1124456634605500/?type=3&theater

Kujtojmë se Drita renditët në pozitën e dytë në tabelën e Superligës, një pikë me pak se lideri Ballkani./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme