Google ADS

Këta janë tre deputetët e rinj të LDK’së

20:44 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka bërë publike sot emrat e ministrave të ri në Qeverinë Hoti, ku emërimet e këtyre në pozitat e ministrave do sjellë të reja edhe në ulëse te Kuvendit të Kosovës.

Tre deputetët e LDK’së në Kuvendin e Kosovës, Armend Zemaj, Arban Abrashi dhe Driton Selmanaj do kenë pozita të reja në Qeverinë Hoti.

E kjo bërë që tre deputetë të ri t’i shtohen Kuvendit të Kosovës si zëvendësues, ata do jenë Visar Hoti nga Podujeva, Ismet Beqiri nga Prishtina dhe Faton Bislimi nga Gjilani.

Tre deputetët sipas listës së KQZ’së që janë në pritje do jenë këta sipas votave në zgjedhjet e 6 tetorit, kurse si zëvëndëskryeministër do të jetë Driton Selmanaj, Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës dhe Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë.

Kujtojmë se nesër në orën 11:00 do të nis seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës për votimin e Qeverisë Hoti.

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa tha se votat për krijimin e Qeverisë Hoti tani veç se janë dhe ditën e mërkure Avdullah Hoti do jetë kryeministër i Kosovës.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme