Mesfushori Dani Ceballos, insiston se do rikthehet te Real Madrid kur t’i përfundojë huazimi te Arsenal.
Mesfushori është një ndër të preferuarit e Mikel Arteta, andaj “Topçinjtë” janë duke u munduar t’ia vazhdojnë huazimin, transmeton portali arbresh.info.
Por, spanjolli dëshiron të rikthehet dhe të dëshmojë vetën nën urdhrat e Zinedine Zidane.
Ceballos ka konfirmuar se nuk ka biseduar me Zidane, mirëpo ka thënë se qëllimi i tij është të këtë sukses me “Galaktikët”.
“Nuk kam biseduar me Zidane, ai është i fokusuar në lojtarët e tij”.
“Kur kontrata e huazimit të përfundojë, do jem lojtar i Real Madrid-it përsëri. Qëllimi im është që të kem sukses aty”, tha ai.
Ceballos pritet të jetë i gatshëm kur Premierë Liga të rifillojë, sepse është shëruar plotësisht nga lëndimi./arbresh.info.
Olmo realizon golin e parë në Ligën e Kampionëve me Barcelon...
Rriten çmimet e vezëve, SHBA ka mungesë para festave
Si t’i manifestojmë gjërat pozitive në jetë?
Në këto vende është e ndaluar të vozitësh me xhaketë apo pal...
Pritet rritje e madhe e shitjeve të veturave elektrike
Ky lajm do t’i gëzojë fansat e PlayStation