Pas mbledhjes disa orëshe të kryesisë, LDK ka dalë në një konferencë për media.
Kreu i kësaj partie Isa Mustafa së bashku me të mandatuarin Avdullah Hotin thanë se kanë zgjedhur ekipin që do ta marrë drejtimin e Qeverisë me të cilën do të përballen me sfidat që e presin Kosovën, transmeton portali arbresh.info.
“Që të bëjmë përgatitjet për seancën e nesërme duke përfshirë edhe ekipin nga Lidhja Demokratike, LDK do ta merr drejtimin e qeverisë, kemi për obligim që të forcojmë institucionet e Kosovës që të ballafaqohemi në mënyrë të suksesshme me sfidat që i kemi përballë, do të angazhojmë ekspertët më të mirë. Kemi vendosur kandidatin për kryeministër për të cilin shpresojmë se nga nesër do të jetë kryeministër i Kosovës”, deklaroi ai.
Në këtë konferencë Hoti tregoi edhe emrat me të cilët pritet të udhëheqë qeverinë.
Driton Selmanaj, Zëvendëskryeministër
Hykmete Bajrami, Ministre e Financave
Agim Veliu, Ministër i Punëve të Brendshme
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve
Anton Quni, Ministër i Mbrojtjes
Armend Zemaj, Ministër i Shëndetësisë
Arban Abrashi, Ministër i Infrastrukturës
Besian Mustafa, Ministër u Bujqësisë
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...