Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka thënë se partia e tij do të përkrahte një qeveri tranzitore të cilën e ka propozuar kryeparlamentarja Vjosa Osmani, në krye me Murat Jasharin si kryeministër.
“Të gjithë të tjerët që nuk do ta votojnë këtë qeveri përfshirë Vjosa Osmanin dhe deputet të tjerë që do të jenë 3/4 që nuk do ta votojnë qeverinë, cila qeveri do të jetë e varur nga lista serbe”.
“Mendoj se është ide e mirë të ketë qeveri tranzitore, e cila do të duhej të udhëhiqej nga një figurë kombëtare siç është Murat Jashari, ka thënë Aliu.
Aliu mes tjerash ka thënë se protesta e 5 qershorit nuk është paralajmëruar nga Lëvizja Vetëvendosje, por ai nuk e përjashton mundësinë që këta të protestojnë në të ardhmen.
Më tutje ai ka thënë se mbledhja e kryesisë së VV-së është duke vazhduar.
“Po diskutohet për seancën e nesërme. Kur kemi qit gaz lotsjellës ka qenë çështja e demarkacionit.
Protesta e 5 qershorit nuk eshte paralajmru nga VV, që në të ardhmen të ketë protesta kjo është shumë e mundshme.Aliu tha se mbledhja po vazhdon në kryesinë e VV-së”.
KRU “Gjakova” me apel për pagesa të faturave
Serbët pro pjesëmarrjes në zgjedhjet e 9 shkurtit
Rashiq nuk pret asgjë nga takimi i radhës në Bruksel
Ish-legjenda e Liverpoolit e sulmon Salah: Egoist, dihet që ...
Gjenerallejtënant Jashari, uron “Ditën e Forcës- Ditën e Ush...
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë