Juventus është favorit për të transferuar yllin e Lyon, Houssem Aouar.
Gjiganti italian është duke garuar me Manchester City-n për shërbimet e 21-vjeçarit, mirëpo shkaku i dënimit për mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve, “Bianconerët” shihen favorit, transmeton portali arbresh.info.
Auoar këtë sezon në Ligue 1 kishte shkëlqyer duke shënuar nëntë gola dhe dhënë shtatë asistime, por shkaku që nuk do jenë në Ligën e Kampionëve, ai pritet të largohet.
Sipas L’Equipe, Juventus është duke provuar ta huazojë për dy vite me obligim blerje në fund të sezonit.
Kujtojmë se Lyon do përballet me Juventus në Torino me 16 gusht dhe janë në avantazhin e një goli./arbresh.info.
Kooperativa “Krusha”: Që nga viti 2015 nuk kemi marrë asnjë ...
E përlotur, Jonida Vokshi rrëfen humbjen e babait: Pati sëmu...
Moti në Kosovë për pesë ditët e ardhshme
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...