Google ADS

Përfundon pjesa e parë ndeshjes Prishtina – Drenica, vendasit në epërsi

18:53 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes Prishtina – Drenica, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Kosovës.

“Bardhëkaltërit” janë në epërsinë e dy golave me plotë meritë, pasi që nga fillimi i ndeshjes janë treguar më të rrezikshëm, shkruan portali arbresh.info.

Shifrat i zhbllokoi Ahmet Januzi në minutën e 29-të, i cili shënoi nga afërsia pas asistimit të Otto John, ndërsa i njëjti në minutën e 43-të dyfishoi rezultatin.

Vlen të cekët se tifozët e Prishtinës, “Plisat” janë duke e përkrahur skuadrën nga jashtë stadiumi./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme