Presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli ishte njëri prej të parëve nga spektri politik në Kosovë që shkoi në Minierën e Artanës pas tragjedisë së rrëshqitjes së dheut.
Pacolli thotë se në momentin që ka dëgjuar për këtë është nisur në vendin e ngjarjes në Marec, nga edhe ka prejardhjen pikërisht ai, transmeton portali arbresh.info.
“Në momentin që dëgjova për aksidentin në Minierën “Artana” në Marec, që sipas informatave të para la dy minatorë të vdekur, vizitova vendin e ngjarjes, për të shprehur ngushëllimet dhe treguar mbështetjen time për familjet e minatorëve dhe punëtorët e minierës. Mendimet dhe solidariteti im janë me ata, në këto momente të vështira”, shkruan ai./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...