Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka thënë se qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jolegjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serbe dhe Beogradi.
Nagavci përmes një shkrimi në facebook thotë se çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.
Postimi i plotë:
Në tentimin për të realizuar projektin e Presidentit Thaçi, të varur edhe nga Serbia.
Qeveria që po synon të votohet nga LDK, AAK, NISMA, LS, përpos që jolegjitime do të jetë krejtësisht e varur nga Lista Serpska, pra nga Beogradi. Për çfarëdo vendimi që do të dojë të marrë kjo qeveri, do të duhet paraprakisht të arrijë kompromis me Serbinë.
Shumë vite pas qeverive të varura nga LS, votat e qytetarëve i mundësuan Kryeministrit Kurti të krijonte një qeveri të pavarur nga votat e LS. Pavarësisht kësaj, LDK inicoi mocion për rrëzim të Qeverisë ku ishte dhe vet, dhe me Abdullah Hotin synon që përsëri të rikthejë ndikimin e Serbisë edhe në Kuvend.
Legjitimim nga qytetarët e jo varësi nga Serbia. #Zgjedhje
Sinani: Organi më i lartë i drejtësisë në Serbi po legjitimo...
Konjufca priti në takim anëtarët e komisionit të Parlamentit...
Rama: Po mendojmë ndalimin e TikTok-ut dhe Snapchat-it
Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më së p...
Vendasit dhe policia në luftë të përbashkët kundër bandave, ...
Space X lanson edhe një raketë testuese