Kreu i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal për ndërtimin e një çerdheje në mes të lagjeve 2 dhe 3 në Skenderaj.
Jashari përmes një postimi në Facebook , ka thënë se ndërtimi i kësaj çerdheje do të financohet nga komuna e Skenderajt dhe Ministria e Zhvillimit Rajonal.
“Me ndërtimin e kësaj çerdhe dhe të asaj në lagjen 1 me financimin e Komisionit Evropian duke përfshirë edhe çerdhen ekzistuese “Nëna Zahide”, qyteti jonë do t’i këtë tri çerdhe dhe kështu fëmijët e qytetit tonë do të kenë vendin e duhur për edukimin dhe socializimin e tyre të mirëfilltë”, ka shkruar Jashari në Facebook./arbresh.info
Postimi i plotë:
Lajm i mirë për fëmijët e qytetit tonë!
Sapo nënshkrova marrëveshjen e mirëkuptimit me Ministrinë e Zhvillimit Rajonal, për ndërtimin e çerdhes për fëmijë në mes të lagjeve 2 dhe 3 të qytetit tonë.
Ndërtimi i kësaj çerdhe do të financohet nga Komuna dhe nga Ministria e Zhvillimit Rajonal kurse procedurat për ndërtimin e saj do të fillojnë nga java e ardhshme.
Falënderoj zv/Ministrin e MZHR-së, Bashkim Nurboja dhe sekretarin e kësaj ministrie, Fatos Qerimi, për bashkëpunimin dhe përkrahjen e dhënë.
Me ndërtimin e kësaj çerdhe dhe të asaj në lagjen 1 me financimin e Komisionit Evropian duke përfshirë edhe çerdhen ekzistuese “Nëna Zahide”, qyteti jonë do t’i këtë tri çerdhe dhe kështu fëmijët e qytetit tonë do të kenë vendin e duhur për edukimin dhe socializimin e tyre të mirëfilltë.
Vazhdojmë për ardhmërinë tonë!
Spiropali: Kosova meriton anëtarësimin në BE
Konjufca: Kjo seancë duhet të shihet që Kosova dhe Shqipëria...
Nis seanca e përbashkët plenare mes Kuvendit të Kosovës dhe ...
Llapi-Dukagjini, duel për t’i ikur fundit ta tabelës
Shaip Kamberi merr pjesë në seancën e përbashkët mes Kosovës...
Gjithçka gati për seancën e përbashkët mes Kosovës dhe Shqip...