Drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare ka mohuar spekulimet se Napoli është i interesuar për shërbimet e sulmuesit, Ciro Immobile.
30-vjeçari u transferua te Lazio në vitin 2017 dhe ka shënuar 116 gola, 27 prej të cilave i ka shënuar këtë sezon, transmeton portali arbresh.info.
Derisa Immobile është duke u munduar të thyejë rekordin e Gonzalo Higuain për 36 gola në një sezon, “Napolitanët” janë të lidhur me ish yllin e Torino-s.
Tare ka thënë se e ardhmja e italianit do mbetet në “Olimpico” dhe shpreson që lojtari të qëndrojë edhe për disa vite.
“Nuk ka pasur kontakt ose kërkesë nga Napoli për Immobile. Gjithashtu, sepse Immobile është Lazio dhe mirupafshim”.
“Mendoj, shpresoj dhe dëshirojë që ai të qëndrojë edhe për disa vite”, theksoi ai.
Immobile këtë sezon ka qenë në top formë duke prirë në listën e golashënuesve në Seria A./arbresh.info.
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën
Pacolli sot mban takim humanitar në Gjermani
Parashikimi i motit për ditën e somte