Prishtina lanson projektin “Green Queen”,Ahmeti: Është simbolikë e kalimit nga ndotja në gjelbërim

16:20 | 2 Qershor 2020
L G

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se sot është lansuar projekti “Green Queen”, e cila e parasheh mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një gjethe çeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi.

Sipas Ahmetit, oxhaku është trashëgimi kulturore industriale. Mbështjellja me gjelbërim është edhe simbolike e kalimit nga ndotja në gjelbërim./arbresh.info

Postimi i plotë:

Para qytetarëve të Prishtinës, bashkë me studio “1010” lansuam projektin “Green Queen” e cila e parasheh mbështjelljen e oxhakut të Termokosit me një gjethe çeliku duke e transformuar objektin industrial në tërësi.

Me Visar Gecin kemi filluar ta diskutojmë para një viti. Ky projekt ideor është dhuratë falas nga Visari dhe ekipa. Ne kemi financuar 3d printimin që qytetarët ta shohin para se ta vazhdojmë fazën e dytë.

Oxhaku eshte trashegimi kulturore industriale. Mbeshtjellja me gjelberim është edhe simbolike e kalimit nga ndotja në gjelbërim.

Flm 1010!

#prishtina ?

#shpiPRkrejt ?

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme