Google ADS

Las Vegas, plagoset një polic si pasojë e protestave të dhunshme

15:01 | 2 Qershor 2020
Arditë Shkodra

Një zyrtar policor në Las Vegas është plagosur me armë zjarri, gjatë protestave të dhunshme që kanë shpërthyer në mbarë SHBA-të pas vdekjes se George Floyd, raporton Associated Press.

Polici është plagosur në qendër të Las Vegasit, kurse një tjetër është “përfshirë në të shtënat” që kanë ndodhur në po të njëjtën zonë, transmeton Telegrafi.

Nuk janë dhënë detaje për të shtënat, apo për gjendjen shëndetësore të policit, por autoritetet e sigurisë në Las Vegas kanë refuzuar të komentojnë për agjencinë e lajmeve Reuters.

Kujtojmë që pas vdekjes së George Floyd, protesta të dhunshme kanë shpërthyer në pothuajse çdo shtet në SHBA, ku stacione të policisë, objekte të ndryshme si dhe vetura zyrtare janë djegur nga protestuesit.

Të ngjashme