Durrës: Ra nga kati i i 3-të i ish-hotel Vollga. Vdekja e mistershme e klandestinit sirian

14:36 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Trupi i pajetë i një të riu sirian u gjet mëngjesin e sotëm (2 qershor) në trotuarin anësor të ish-hotel Vollgës në qytetin e Durrësit. Dyshohet se ishte në pritje për tu nisur në mënyrë klandestine drejt Gjermanisë.

“20 vjeçari dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej“ informoi policia mesditën e sotme

Misteri i vdekjes-Vdekja e të riut është enigmatike.

“Më datë 02.06.2020, në orën 06:30, në lagjen nr. 1, Durrës, është gjetur i pajetë një shtetas sirian, rreth 20 vjeç, i cili dyshohet të ketë rënë nga kati i 3-të i ish-hotel Vollga, aktualisht i pabanueshëm, në të cilin ai strehohej. Nga kryerja e veprimeve të para hetimore dhe ekspertiza e mjekësisë ligjore dyshohet se ky shtetas ka ndërruar jetë për shkak të rënies nga lartësia ” vijon njoftimin policia e Durrësit.

Por në trup 20 vjeçari ka hematoma të rënda që mund të jenë shkaktuar prej gotitjeve me mjete të forta. Ndërsa në krah ka gjurmë të ngjashme me ata të prerjes me thikë.

Në zonë gjurmët e gjakut janë zbuluar disa metra më larg vendit ku u gjet viktima si dhe i mungon një këpucë.

Nga këqyrja e ambientit u gjendën disa sende personale dhe telefoni  i tij.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe shkaqet e ngjarjes dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për hetime të mëtejshme.

Emigrantët- Prej disa ditësh në qytetin brengdetar është evidentuar disa grupe klandestinësh që lypin në rrugë, ndërsa presin ditën për tu larguar drejt vendeve të BE-së.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme