Vdekja tragjike e George Floyd në Minneapolis të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka nxitur reagime të shumta kudo në botë. Në mesin e atyre që janë deklaruar kundër racizmit dhe brutalitetit policor është edhe ylli i Kosovës, Vedat Muriqi.
I riu amerikan me ngjyrë, George Floyd, vdiq javën e kaluar në Minneapolis pasi Derek Chauvin, një polic i bardhë, i cili ia mbajti gjurin mbi qafë për më shumë sesa tetë minuta, transmeton Gazeta Express.
Chauvin, i cili u shkarkua nga detyra si polic të martën, u arrestua të premten dhe ndaj tij u ngrit akuzë për vrasje të rangut të tretë.
Vdekja e Floyd ka ngjallur protesta gjatë gjithë javës së kaluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat kanë vazhduar edhe këtë javë.
Protestuesit po kërkojnë që të arrestohen edhe tre policët e tjerë që ishin në vendin e ngjarjes dhe që nuk kishin ndërhyrë për ta ndalur kolegun e tyre, Chauvin.
E përkrahje për këto protesta kundër racizmit dhe brutalitetit policor kanë shprehur sportistë të shumtë edhe nga jashtë SHBA-ja, në mesin e të cilëve është edhe ylli i Kosovës dhe Fenerbahces, Vedat Muriqi.
#United pic.twitter.com/nz5SQeM9T8
— Vedat Muriqi (@MuriqiVedat) June 2, 2020
“Të bashkuar”, shkroi Muriqi, mbi një fotografi të publikuar në llogarinë zyrtare në Twitter.
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...