Google ADS

Berisha: Albin Kurti po krijon alibi për të krijuar pushtet paralel

14:12 | 2 Qershor 2020
L G

Ish luftëtari dhe komandanti i UÇK-së, në Koshare, Hisen Berisha thotë se Albin Kurti po krijon alibi për të krijuar pushtet paralel.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha pohon se kryeministri i shkarkuar pretendon të mos e dorëzon detyrën, të mos e njeh qeverinë që po krijohet mbi një proces kushtetues, siç po pretendon Presidenti dhe partitë parlamentare, nuk shkon në parlament, organizon intervista dhe në rastin më të keq e detyron policinë me e nxjerrë prej zyrave.

Berisha, thotë se do të ishte ndryshe nëse Kurti pretendon t’i ruaj kabinetin dhe zyrat e partisë së tij, por jo ato në qeveri.

“Ky po e krahason çdo gjë që është shtetërore, që kemi në Kosovë, me kohën e regjimit të Milloshevicit, ndërsa ato që po bën vet, si popullore e legale. Pra, po krijon alibi për të krijuar pushtet paralel”, ka shkruar Berisha. /arbresh.info

Postimi i plotë:

Retrospektivë!

ALBIN KURTI PO KRIJON ALIBI PËR TË KRIJUAR PUSHTET PARALEL
Prill 30, 2020

“Me mocion mosbesimi u rrezua Qeveria Kurti dhe çështja shtrohet se çka tani?
Sipas zërave që qarkullojnë Kryeministri i shkarkuar pretendon të mos e dorëzon detyrën, të mos e njeh qeverinë që po krijohet mbi një proces kushtetues, siç po pretendon Presidenti dhe partitë parlamentare; nuk shkon në parlament, organizon intervista dhe në rastin më të keq e detyron policinë me e nxjerrë prej zyrave.

Nëse pretendon ti ruaj kabinetin dhe zyrat, ta zëmë në selinë e partisë, atëherë do të funksionoj analogjikisht si qeveria e Kosovës në mërgim, në kohën e regjimit të Milloshevicit.

Ky po e krahason çdo gjë që është shtetërore, që kemi në Kosovë, me kohën e regjimit të Milloshevicit, ndërsa ato që po bën vet, si popullore e legale.
Pra, po krijon alibi për të krijuar pushtet paralel.

Ky po e qon situatën për tu thirrë si “Qeveri paralele” e nxjerrë gjoja me dhune nga zyrat. “Unë jam legjitim këta janë te dhunshëm, këta janë jo legjitim, jo kushtetues dhe Gjykata kushtetuese po merr vendime pro Hashim Thaçit, sepse është e kapur” ka deklaruar z.Kurti!

Mbi këto qëndrime po pretendon të vendos drejtësinë përmes sistemit të vetëgjyqësisë tradicionale, duke mos respektuar institucionet shtetërore.
Pra, po do me u thirrë në një legjitimitet që e mendon me të lartë se atë kushtetues, e që është “fuqia elektorale” të cilën po e sheh mbi fuqinë e kushtetutës dhe të krijoj institucione paralele.

Po harron se koha e “shtetit paralel të presidenti Rugova” kishte logjiken institucionale dhe politiko-shkencore, se atëherë ishim dy komunitetet, tani jemi një komunitet përkatësisht qytetarë të të njëjtit shtet i ndërtuar mbi parimet e demokracisë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme