Këshilltari i Kurtit: Pa fituesin e zgjedhjeve, nuk mund të ketë qeveri legjitime

13:06 | 2 Qershor 2020
L G

Këshilltari i kryeministrit në largim, Erzen Vraniqi e quan qeveri jo legjitime qeverinë e koalicionit LAN, në krye me Avdullah Hotin.

Vraniqi, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, është jo legjitime.

“Çfarëdo qeverie pa fituesin e zgjedhjeve, që i mbivendoset vullnetit të popullit është jolegjitime”, ka shkruar Vraniqi.

Ndryshe, seanca për votimin e qeverisë Hoti është caktuar të mbahet nesër në ora 11:00. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi sot bëri të ditur se i kanë votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë, mirëpo nuk tregoi numrat që kanë arritur t’i sigurojnë./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme