Lëvizja Vetëvendosje sot me fillim në ora 10:00 deri në 18:00 , në të gjitha qytetet e Kosovës, ka filluar organizimin e peticionit me kërkesën për zgjedhje të reja, raporton arbresh.info.
Valdrin Ahmeti nga ky subjekt politik ka thënë për arbresh.info qëllimi i këtij potecioni është që të shprehet vullneti i qytetarëve që vendi të shkojë në zgjedhje.
“Që nga mëngjesi i sotëm, në të gjitha qytetet e Kosovës kemi filluar mbledhjen e nënshkrimeve të qytetarëve në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Për kundër motit të ligë, kemi një interesim të madhe nga qytetarët.”, tha Ahmeti.
Ai duke deklaruar se përmes peticionit të organizuar online, kanë marrë mbi 40 mijë nënshkrime, ndërsa synojnë t’i mbledhin mbi 100 mijë nënshkrime.
“Deri dje kemi pranuar mbi 40 mijë nënshkrime, deri në përfundim të kësaj synojmë t’i mbledhim mbi 100 mijë nënshkrime.
Ndërkaq qytetari Gazmand Agadaku ishte njëri nga qytetarët që e nënshkruajti këtë peticion.
“Kam nënshkruar potecionin për zgjedhje të reja.Kjo është dëshira ime, vullneti im. Jam në pjesën e fundit të jetës sime dhe dua të shoh dicka të mirë në vendin tim. Nuk e njoh Avdullah Hotin, as nuk më intereson”, tha ai.
Edhe qytetari Besim Zymberi mendon se vendi duhet të shkojë në zgjedhje
“Unë mendoj që nëse jemi shtet demokratik, duhet të mbahen zgjedhje. Ky petizcion duhet të keët ndikim.”, u shpreh ai.
Edhe qytetarja Selime Zeqiri ishte nga ata qw e nwnshkruan peticionin
“Unë sa po e dhash nënshkrimin që si qytetare kërkoj zgjedhje të reja e jo për këtë cka po na impobohet”, u shpreh ajo/arbresh.info/
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...
Kurti: Qeveria vitin e ardhshëm do të mbështesë organizimin ...
Rumania mban zgjedhjet presidenciale
Trumpi hesht, Ukraina debaton
“Gjest i shëmtuar”, Vedat Muriqi kërkon falje publike pasi u...