Chelsea dhe Juventus thuhet se janë gati të zhvillojnë bisedime mbi një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Federico Bernareschi dhe Jorginho, i cili vlerësohet me rreth 40 milionë euro.
Gazzetta dello Sport pretendoi më herët se Juve po ofronin Bernardeschin në këmbim të Jorginho, me Maurizio Sarri të prirur për rikthimin e italo-brazilianit në dispozicionin e tij.
Tani, Calciomercato.com shkruan se Chelsea kërkon ‘rreth 40 mln euro’ për Jorginho, duke bërë që Bianconeri të marrë në konsideratë shkëmbimin e një lojtari, transmeton lajmi.net.
Ky lojtar do të ishte Bernardeschi, me Blutë “duke u bërë gjithnjë e më këmbëngulës” në idenë e sjelljes së tij në ‘Stamford Bridge’.
Uebfaqja shton se një takim pritet të zhvillohet midis drejtorit sportiv të Juve Fabio Paratici dhe zyrtarëve të Chelseat në të ardhmen e afërt.
‘Zonja e Vjetër’ pagoi Fiorentinën 40 milionë euro në verën e vitit 2017 për të nënshkruar me 26-vjeçarin, i cili mund të luajë kudo në mesfushë ose sulm.
Jorginho, ndërkohë, pasoi Sarrin në ‘Stamford Bridge’ nga Napoli dy vjet më parë për 57 mln euro.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...