Google ADS

Përplasen makinat në Fier, plagosen dy të rinj

08:49 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Dy të rinj mbetën të plagosur në një aksident rrugor mbrëmjen e të hënës në Fier.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ramiz Aranitasi” të qytetit.

Mësohet se një automjet tip “Volkswagen” është përplasur me një tjetër makinë tip “Golf 5”.

Përplasja ka qenë e fortë dhe një nga makinat ka dalë në trotuar dhe është përplasur në qepenin e një dyqani.

Të plagosurit janë transportuar në spital për marrjen e ndihmës mjekësore.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë me të cilën po udhëtonte njëra nga makinat dhe prerja e rrugës nga mjeti “Golf 5”.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme