Komuna e Prishtinës do t’i siguroj veturat, pritet t’i kushtoj mbi 100 mijë euro

08:52 | 2 Qershor 2020
Arbresh.info

Komuna e Prishtinës do të siguroj automjetet që ka në pronësi.

E, për këtë ka planifikuar të shpenzoj mbi 100 mijë euro, shkruan arbresh.info.

Në njoftimin për kontratë të bërë publik nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik thuhet se për këtë kontratë te saktësisht vlera e parashikuar është 109 mijë euro.

Sigurimi do të bëhet për 36 muaj.

Aty nuk bëhet e ditur se sa veturave do të u bëhet sigurimi teksa janë cekur kushtet e pjesëmarrjes.

“Operatori Ekonomik duhet të përmbushë  kërkesat e specifikuara në nenin 65 të Ligjit të  Prokurimit Publik (LPP), Ligji nr. 04 L-42.  LPP mund të shkarkohet nga http  krpp.rksgov.n”. Operatori ekonomik duhet të ofrojë dëshmi se ka  përfunduar me sukses kontrata te ngjashme, ne  vlere minimale prej 160,000.00 Euro, në 3 (tri )  vitet e fundit (duke filluar nga data e publikimit  te Njoftimit për kontratë)”, thuhet në njoftim.

Lloji i procedurës është i hapur, ndërsa një ndër kriteret për dhënie të tenderit është ofrimi i çmimit  më të ulët.

Afati i fundit për pranim të tenderëve / aplikacioneve është data 25.06.2020 e po atë ditë do të bëhet edhe hapja e tyre./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme