Google ADS

Harroi cigaren ndezur, digjet banesa në Durrës, vdes e moshuara

08:33 | 2 Qershor 2020
Arbresh Info

Një e moshuar ka gjetur vdekjen në orët e para të mëngjesit të sotëm në Durrës pasi banesa ku jetonte është përfshirë nga flakët.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit në lagjen 9 të qytetit bregdetar, në një apartament në katin e dytë të një pallati.

Viktima është Dashurie Koçi, 75 vjeçe. Mësohet se ajo jetonte e vetme në banesë.

Shkak i zjarrit dyshohet se ka qenë një cigare e ndezur e harruar nga e moshuara.

Viktima mësohet se kishte dy vajza që jetonin jashtë, njëra në Itali dhe tjetra në Amerikë.

Policia e mbërritur në venngjarje ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme