Google ADS

Dhurata Dora prezanton stilin e ri të flokëve

23:45 | 1 Qershor 2020
L G

Këngëtarja e njohur shqiptare, Dhurata Dora, është duke kaluar një kohë të mirë në Gjermani.

Bukuroshja, e cila në Instagram numëron dy milionë ndjekës, nuk heziton të ndajë më fansat imazhe dhe video të ndryshme.

Gjatë ditës së sotme (e hënë), e njëjta ka ndarë një fotografi në të cilën ka vënë në pah linjat trupore.

“…Jo be lali”, ka qenë përshkrimi krahas fotografisë, në të cilën duket se ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

https://www.instagram.com/p/CA51CndFXX0/?utm_source=ig_embed

Përveç përshkrimit, Dhurata ka arritur të marrë vëmendje të madhe edhe me stilin e ri të flokëve.

Sidoqoftë, dukja e këngëtares u komentua mjaft shumë dhe reagimet ishin nga më të ndryshmet në hapësirën për komente.

https://www.instagram.com/p/CADh-AClBEG/?utm_source=ig_embed

Sa i përket projekteve muzikore, “Las Loss” titullohet kënga e fundit e lansuar nga Dora në bashkëpunim me reperin Azet.

Projekti është gërshetim i gjuhës gjermane dhe shqipe që mblodhi plot 15 milionë klikime në YouTube. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme