Google ADS

Cristiano Ronaldo kishte marrëveshje me Milan para se të transferohet te Juventus nga Real Madrid

19:37 | 1 Qershor 2020
Arbresh Info

Sulmuesi Cristiano Ronaldo, ishte shumë afër për t’iu bashkuar AC Milan, kështu ka thënë ish drejtori sportiv, Massimiliano Mirabelli.

Portugezi në verën e vitit 2018 u largua nga “Galaktikët”, me të cilët bëri historinë duke u transferua te Juventus për 100 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Ish drejtori sportiv i “Rosonerëve” ka zbuluar transferimi nuk ndodhi shkaku i drejtuesve kinez.

“Ishte diçka që biseduam me Jorge Mendes. I dinim problemet se do kishim me Real dhe Ronaldo”.

“Provuam gjithçka, por pastaj drejtuesit kinez bllokuan marrëveshjen sepse e shihnin si të paqëndrueshme”.

“Me drejtuesit momental CR7 do ishte lojtar i Milan-it”, theksoi ai.

Portugezi këtë sezon është në formë të frikshme dhe ka shënuar 22 gola në 21 ndeshje./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme