Google ADS

Rihapet “Kapalıçarşı”– pas mbylljes më të gjatë në historinë e saj 550 vjeçare

18:55 | 1 Qershor 2020
Arbresh Info

Çarshia e Mbyllur (Kapaliçarshia) historike e Stambollit, e cila nuk funksionte që nga 23 marsi për shkak të masave të marra për të luftuar koronavirusin, u rihap më 1 qershor, transmeton arbresh.info.

Si pjesë e përgatitjeve, ekipet për dezinfektim dhe pastrim të Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Pastrimit pranë Komunës Fatih ditë më parë kishin dezinfektuar brendësinë e çarshisë me preparate të veçanta.

Çarshia, një nga atraksionet kryesore turistike të Stambollit, ndodhet brenda pjesës së vjetër të qytetit dhe ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 3.000 dyqane që tërheqin rreth 250.000-400.000 vizitorë çdo ditë.

Zyrtarët thonë se kjo ka qenë mbyllja më e gjatë në historinë e pazarit më shumë se 550-vjeçar, përveç mbylljeve të detyruara pas zjarreve dhe tërmeteve./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme