Shumë fëmijë në kryeqytet, festa e 1 qershorit i gjeti përsëri në rrugë, duke kërkuar të holla për mëshirë apo në këmbim të një pune që nuk është për ta. Për disa 1 qershori është si cdo ditë e zakonshme pa emocionet që jep kjo festë, ndërsa prindërit e tyre ndihen keq që nuk mund ti plotësojnë dëshirat më minimale.
1 qershori nuk u festua nga të gjithë në Shqipëri.
Ndërkohë që disa ishin krahë prindërve të mirë veshur e me dhurata në duar, moshatarë të tyre shtrijnë dorën për një monedhë.
Rrugëve të kryeqytetit shohin me radhë kalimtarët se kush prej tyre do ndalojë për ta.
Fjalë pak dhe i hutuar, për të, të gjtiha ditët janë të njëjta, ai tregon se nuk e di që sot është festa e fëmijëve, është festa e tij.
“Nuk e di, e kam harruar”.
Kur i kujtojmë se ka festë, ai shpreh dëshirën për një lodër.
Ky 9 vjeçar pret që minimalisht të grumbullojë rreth 200 leke në ditë për të siguruar ushqimin për vete dhe familjen.
Por ndërkohë që fëmijët e kanë harruar festën e tyre, prindërit ndihen të dëshpëruar që nuk mund ti plotësojnë dëshirat, ndërsa thonë se për këtë 1 qershor kërkojnë vetëm bukë.
“Për festa kërkojnë lodra, por duan edhe bukë”.
Mes trafikut të kryeqytetit disa ofrojnë larjen e e makinës për pak lekë, ndërsa të tjerë kërkojnë mes koshave të mbeturinave për mbetje të riciklueshme të cialt në fudn të ditës do tu sigurojnë ushqim.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...