Juventus ka ofruar mesfushorin Federico Bernardeschi, në shkëmbim për yllin e Chelsea-s, Jorginho.
Sipas Gazzetta dello Sport, italiani më shumë mundësi do kalojë në Torino, aty ku do të ribashkohet me Maurizio Sarri-n, me të cilin ka punuar te Chelsea dhe Napoli, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa, Bernardeschi është i hapur për kalimin te “Blutë”, andaj shkëmbimi lehtësisht mund të ndodh.
Juventus ofroi 40 milionë euro për Bernardeschi-n në verë të vitit 2017, mirëpo këtë sezon lojtari ka dështuar të gjejë vendin në formacionin e Sarri-t, pavarësisht që ka provuar disa pozicione.
26-vjeçari ka shënuar vetëm një gol dhe ka kontribuar me një asistim në 11 paraqitje në formacionin e parë./arbresh.info.
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...
Haradinaj: Diasporën do ta mbështesim fuqishëm për t’i...