Topi magjik nis se rrokullisuri edhe në Kosovë, pas tre muajve për shkak të koronavirusit.
Më sfidën mes Prishtinës dhe Drenicës, takim ky që luhet nesër mbrëma në “Fadil Vokrri” në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Kosovës, rikthehen emocionet e futbollit tonë.
Dueli mes prishtinasve dhe drenicasve, parashikohet te prodhoj një sfidë joshëse, sepse të dy skuadrat synojnë finalen e madhe të kësaj garë, edhe pse gjithat takimet e mbetura të Kupës si dhe sfidat e Superligës do të luhen pa tifozë.
Kapiteni i FC Prishtinës, Armend Thaqi, në një prononcim për sajtin zyrtar të këtij klubi, thotë se ndeshje me Drenicën nuk do të jetë e lehtë, sepse sipas tij, Prishtina tradicionalisht vuan në duelet me drenicasit. Megjithatë, Thaqi beson së skuadra e tij do ta fitojë ndeshje në mënyrë që të arrijë rezultat sa më pozitiv për ndeshjen kthyese që do të luhet në “Bajram Aliu”.
“Po fillojmë sërish pas një pauze jo të dëshiruar nga të gjithë ne futbollistët, mirëpo u përballëm me pandemi globale duke shpresuar se tani më e kemi tejkaluar”, tha ai.
“I kthehemi ndeshjes së parë kundër një kundërshtari të vështirë siç është Drenica. Tradicionalisht vuajmë kundër Drenicës, sepse kanë ekip të mirë dhe lojë të rrjedhshme tani e disa vite rresht. Mirëpo, ne nuk kemi rrugë tjetër, të hyjmë në ndeshje për ta mposhtur lojën e tyre dhe të arrijmë rezultat sa më pozitiv për ndeshjen e kthimit. Të gjithë e din synimin tonë që të arrijmë finalen me çka besoj se do t’i afroheshim shumë garave ndërkombëtare, pra nëse vije puna edhe nëpërmjet Kupës”, ka theksuar Thaqi.
Ndeshja mes Prishtinës dhe Drenicës nis në orën 18:00.
Berisha i drejtohet shqiptarëve në Londër: Keni rol përcaktu...
Anglia merr fitore të thellë ndaj Irlandës dhe rikthehet në ...
Kurti: Doracakët asnjëherë nuk kanë qenë kurrikulë e as teks...
‘Termokos’: 17.500 konsumatorë me pajisje matëse për ngrohje
Eksperti gjerman bën një propozim radikal: Burrat patentë-sh...
Scholz mbron bisedën telefonike me Putinin