Manchester United ka formuar listën e transferimeve për merkaton verore.
Natyrisht, është e pamundur që “Djajtë e Kuq” të transferojnë të gjithë lojtarët që i kanë në ‘radar’, andaj kanë bërë prioritet tre lojtarë, transmeton portali arbresh.info.
Sipas Independent, Jadon Sancho është i pari në listën e United dhe në verë do provojnë me gjithçka për ta sjell në “Old Trafford”.
Mirëpo, në kreun e listës ndodhen edhe Jack Grealish, të cilin e admirojnë që një kohë të gjatë dhe mbrojtësin e Swansea, Joe Rodon.
Rodon shihet si alternativë e Kalidou Koulibaly dhe Dayot Upamecano, vlera e të cilëve është shumë e lartë.
Grealish nga ana tjetër ka pranuar t’i bashkohet United dhe ky lajm e ka gëzuar skuadrën angleze.
Kurse, Rodon thuhet se është rekomandim i trajnerit të Uellsit, Ryan Giggs dhe yllit të skuadrës Daniel James.
Për t’i realizuar këto tri transferime, United duhet të paguajë se paku 200 milionë euro. /arbresh.info.
Vuçiq pyetet për rrezikun real të një lufte me Kosovën: Më k...
Dabiqaj “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda