Google ADS

Qeveria e Kosovës shpenzoi mbi 2.1 milionë euro, shumicën në paga dhe mëditje

15:16 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Ish- Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Ramush Haradinaj shpesh herë ishte kritikuar për shpenzime të larta.

E vetëm gjatë viti 2019, totali i shpenzimeve të Qeverisë ishte mbi 2 milionë euro, shkruan arbresh.info.

Në raportin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës” për vitin 2019 të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), thuhet se shpenzimet ishin pothuajse sa të hyrat e Qeverisë.

Të hyrat e Qeverisë ishin 2.2 milionë euro

“Shuma e të hyrave të Qeverisë së përgjithshme për vitin 2019 ishte 2,220.9 milionë euro. Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 64% të totalit të të hyrave, tatimet rrjedhëse në të ardhura, pasuri etj. 13%, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori tjera të të hyrave”, thuhet në njoftim.

Ndërsa shpenzimet ishin mbi 2.1 milionë euro.

“Në vitin 2019 shuma e shpenzimeve të Qeverisë së përgjithshme ishte 2,151.6 milionw euro. Shpërndarja e shpenzimeve sipas këtij klasifikimi është siç vijon: mbrojtja sociale 23%, çështjet ekonomike 19%, shërbimet e përgjithshme 16%, arsimi 15%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në sektorët e tjerë”, thuhet më tej në raporton e ASK-së.

Pagat dhe mëditjet e përmbajnë pjesën më të madhe të shpenzimeve.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë pagat dhe mëditjet me pjesëmarrje 29%; kontributet sociale dhe përfitimet, me pjesëmarrje 25%; formimi i bruto kapitalit fiks me pjesëmarrje 23%; konsumi i ndërmjetëm, me pjesëmarrje prej 12%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raport.

Shpenzimet e Qeverisë në vitin 2019 ishim më të lartat në pesë vitet e fundit.

Në vitin 2018, shpenzimet e Qeverisë së Kosovës ishin 1 milionë e  978 euro, në vitin 2017 ishin 1 milionë e 836 euro, në vitin 2016 ishin 1 milionë e 764 euro dhe në vitin 2015, shpenzimet e Qeverisë së Kosovës ishin 1 milionë e 612 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme