Kreu i AAK’së dhe ish’kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese ka gjasë që sot gjatë ditës të publikojë aktgjykimin e plotë për ligjshmërinë e dekretit të mandatarit.
Sipas tij, nëse ndodhë një gjë e tillë, nesër mund të thirret seanca për votimin e Qeverisë Hoti, raporton Gazeta Express.
Haradinaj thotë se tashmë partive që kanë nënshkruar koalicionin u ka mbetur vetëm që të presin publikimin e aktgjykimit të plotë.
“Mendoj që është momenti kur mundet Gjykata me publiku vendimin, që i hap rrugë anës procedurale, asgjë tjetër s’ka mbetë vetëm çështje procedurale. Mundësitë janë reale që për nesër, asgjë tjetër s’ka mbetë nga koha e vendimit, me shpesë që nesër, misioni më i vështirë të kësaj qeverie është shpëtimi i ekonomisë, besoj që do të jemi të suksesshëm”, tha ai.
Haradinaj ka treguar edhe emrat e ministrave, derisa tha se ka mundësi reale që të thirret nesër seanca.
“Po presim, ai afat kohor nesër është real vetëm nëse ndodh ndonjë vonesë në publikimin zyrtar të vendimit.
Hamza takohet me Xhakën, e quan kampion dhe shembull për të ...
Prishtina dhe Ballkani ndajnë pikët në kryederbin e fundjavë...
Ky është 25-vjeçar që vdiq tragjikisht në vendin e punës në ...
Nesër fillon Fushata Globale “16 Ditët e Aktivizmit Ku...
Dafina Zeqiri sjell këngën e re “Tranquilo”
Vazhdon përplasja me Xuxin, rikthehet historia e prindërve t...