Google ADS

Kosova ka rreth 150 mijë pensionistë, pensionet bazë i ‘kushtojnë’ shtetit 13 milionë euro

12:19 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Republika e Kosovës gjatë muajit mars ka pasur rreth 150 mijë pensionistë.

Saktësisht 137.641 qytetarë të vendit kanë mbi 65 vjeç dhe marrin pension bazik të moshës prej 90 €. Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020, ku thuhet se numri i pensionistëve nga janari në mars është rritur për rreth 4 mijë, shkruan arbresh.info.

Në muajin janar të këtij viti në Kosovë, pension bazë të moshës merrnin 133.959 qytetarë, në shkurt 134.481 dhe në muajin mars, 137.641 qytetarë.

E numri më i madh i pensionistëve për tre muajit ishte në komunën e Prishtinës. Bazuar në gjendjen e muajit mars të 2020-es, kryeqyteti kishte 13,761 pensionist apo 10 % e numrit të përgjithshëm.

Buxhetit të Kosovës, pensionet e mbi 137 mijë personave çdo muaj kanë kushtuar rreth 13 milionë euro.

Në muajin janar i kanë kushtuar 12.410.580,00 euro, në muajin shkurt 12.486.285,00, ndërsa në muajin mars 12.719.010,00 euro.

Rreth 47 mijë pensionistë janë meshkuj ndërsa rreth 90 mijë janë femra.

Ndryshe pensioni bazik i moshës, pensioni minimal i rregullt mujor të paguar për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare, pa marrë parasysh, a kanë qenë të punësuar apo jo dhe të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me këtë ligj.

Pensioni bazik i moshës iu paguhet të gjithë personave që janë shtetas të përhershëm të Republikës së Kosovës, të cilët posedojnë dokumentet e identifikimit dhe të cilët kanë mbushur moshën gjashtëdhjetë e pesë (65) vjeçare.

Shuma mujore e këtij pensioni është 90 €./arbresh.info/

 

 

 

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme