Google ADS

Rreth 100 mijë persona në Kosovë jetojnë nga ndihma sociale

11:43 | 1 Qershor 2020
Arbresh.info

Skema e ndihmës sociale në Kosovë u ofron ndihmë të përkohshme financiare familjeve të cilat janë në varfëri dhe janë të përzgjedhura në përputhje me kriteret e parapara në ligj.

E, në tre muajit e parë të këtij viti nga kjo skemë kanë përfituar rreth 100 mijë persona, shkruan arbresh.info.

Në muajin janar të 2020-es ky numër ishte 98.214 persona, në shkurt është zvogëluar në 98.058 ndërsa në muajin mars është rritur në 98.070 persona. Kështu bëhet e ditur në “Statistikat e Mirëqenies Sociale” për tremujorin e parë (TM1) 2020, të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK).

Ndërsa numri i familjeve që kanë përfituar nga ndihma sociale në janar ishte 24.229, në shkurt 24.178 dhe në mars 24.198.

Numri më i madh i familjeve ishte në komunën e Mitrovicës me gjithsej 2,308 apo 9,5 % e numrit të përgjithshëm.

Ndryshe për të përfituar nga ndihma sociale, të gjithë anëtarët e familjes duhet të jenë shtetas të Republikës së Kosovës dhe t’i plotësojnë kushtet për kategorizim në njërën prej kategorive të përcaktuara me ligj.

Përjashtimisht, shfrytëzues të ndihmës sociale, mund të jenë edhe shtetasit e huaj të cilët: kanë leje qëndrimi në Kosovë, personat në cilësinë e azilkërkuesit, personat në cilësinë e refugjatit dhe personat të cilët gëzojnë mbrojtje të përkohshme dhe plotësuese.

Varësisht nga numri i anëtarëve të familjes shuma e ndihmës sociale shkon nga 50 euro deri ën 150 euro./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme